“Dy kufoma politike që zihen se kush është shërbëtori im”/Rama thirrje demokratëve pas protestës: Kësaj i thonë…Varu teneqet

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me atë çka ndodhi sot në godinën e Partisë Demokratike.

Rama u bën thirrje demokratëve që rë bashkohen dhe ti japin ç’të munden Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri…

Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:

Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”…

Varuni more teneqet që të dyve këtyre

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Unë ndihem i turpëruar”, Salianji pas protestës: Nuk zgjidhen këto me pushkë

Read Next

Covid-19 në Shqipëri/1 801 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular