Genc Burimi zbulon planin tronditës të Sali Berishës: Ju tregoj se çfarë po përgatit për kryeministrin Rama

Gazetari Genc Burimi u shpreh se ish-kryeministrit Sali Berisha i duhet një fitore simbolike në 6 mars, për t’i marrë partinë Bashës dhe t’ia bëjë Ramës ashtu sikurse ai ia bëri më 21 janar; ta provokojë me protesta, derisa Rama të vrasë protestues.

“Ekonomi dhe reforma në drejtësi nuk po ecin. Nëse ky vend jep shpresë nuk ka pse të largohet rinia. Në pyetësorin që u shpërndau shqiptareve Rama, vetëm një pyetje ka rëndësi: pyetja 5, ardhja e parave të emigranteve në Shqipëri. FMN-ja i ka dhënë një tabu që të mos bëjë amnisti financiare, kur Rama do shumë para, pasi vendi është në gjendje të vështirë financiare.

Për Ramën nuk është kollaj, pasi ekonomia bie, energjia rritet dhe populli është në gjendje të dëshpëruar, prandaj në këtë gjendje pranon populistë si Meta dhe Berisha. Populizmi dhe demagogjia është kudo të botë. Prandaj Berishës i duhet një fitore simbolike në 6 mars, t’i marrë partinë Bashës dhe t’ia bëjë Ramës ashtu sikurse ai ia bëri më 21 janar; ta provokojë me protesta, derisa Rama të vrasë protestues. Ky është qëllimi final i Sali Berishës”, tha Burimi për Ora News.

Vinkmag ad

Read Previous

“Urdhri ishte i Sali Berishës”, gazetari Fatos Mahmutaj që u plagos më ’21 janar’ nxjerr detajet e forta: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët”…

Read Next

Ervin Salianji nxjerr fotot, tregon demokratët që kanë “tradhtuar” Sali Berishën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular