Mbërritja e komisionit të ngritur në Kuvendin e mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në seinë e Partisë Demokratike mund të shoqërohet me përplasje mes demokratëve. Arben Ristani, i ftuar në “Çim Peka Live” tha se ata janë të gatshëm të shkojnë që nesër në PD.
Ristani zbulon planin pas Kuvendit të 11 Dhjetorit:Shkarkohet Basha dhe Kryesia e PD
I pyetur se si do të procedohet me largimin e kryedmokratit Lulzim Basha të cilin ata e shkarkuan në stadiumin “Air Albania”, Ristnai tha se nëse do të jetë e nevojshme do të marrin edhe policinë në telefon. Sipas Ristanit, tashmë Basha është pushtuesi i zyrave. “Që nga momenti i shkarkimit, ai është i paligjshëm me qëndrimin e tij në zyrë. Dhe për ta vendosur çështjen në ligjshmëri shteti ka edhe mënyrat represive. Do t’i drejtohemi qoftë policisë, për ta liruar, sepse nga sot është pushtues i godinës së PD. Nëse do të ketë pengesë do të përdoren edhe metoda të tilla,”- tha Ristani ndër të tjera.