Avokat Spartak Ngjela shprehet i bindur se zhvillimet brenda PD-së do të ndikojnë edhe në PS-në dhe më konkretisht rek kryeministri Edi Rama.
“Edi Rama ka frikë nga Basha se po merr përkrahje amerikane, ka shenja që do fitojë partinë dhe është hera e parë që politika amerikane do të bashkohet me PD, kjo e tremb Ramën, ai kishte Saliun e mbante si gogol, që s’kishte përkrahjen e Amerikanëve, nëse Basha del, nuk është në favor të Ramës se shikon dekadencë, do ikë Rama si kryetar brenda këtij mandati dhe po pa që forcohet shumë PD, do të tërhiqet, kjo ndodh në politike, dhe kështu do të ndodh, kjo është psikologjia, ai me Bashën, nuk mund të rezistojë dot, për faktin se Basha suportohet nga SHBA, që thanë se do e ngremë PD me Bashën deri sa të pranohet në SHBA”, tha Ngjela.