SPAK ka nisur goditjet në politikë. Lefter Koka, ish-deputeti socialist që dorëzoi mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se Partia Socialiste do të vazhdojë të ketë goditje.
Ngjela tha se ky është vetëm fillimi dhe SPAK e ka nisur goditjen nga ata që kanë pushtetin, duke treguar se nuk mban anë. “Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion”, tha ndër të tjera Ngjela për News24.