Gjatë mbledhjes së dy qeverive në Elbasan, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia ka thënë sy Edi Ramë se dy vendet nuk duhet të merren thjesht me fjalë dhe mbledhje rutinë të qeverive por duhet që t’i bëjnë konkrete marrëveshjet.
Sipas Kurtit është marrëzi që të krenohesh se kemi dy shtete shqiptare në Ballkan ndërkohë që ato nuk janë bashkë, duke iu referuar këtu deklaratave të shpeshta të kryeministrit Rama i cili para dy ditësh u duartrokit në Parlamentin e Serbisë pasi deklaroi se Vuçiç nuk kishte folur kurrë keq për Kosovën.
Albin Kurti: Unë vitin e kaluar isha kryeministër 4 muaj, këtë vit janë bërë 8 muaj, kështu që kam përparuar. Sa herë që vij në Shqipëri besoj dhe për shumë qyttaë të Kosovës, kam një ndjesi të veçantë që nuk e shpjegoj dot. Këngëtari Nikollë Nikprelaj thotë se jemi si lisi me dy degë. Pavarësisht me dy dialekte që kemi, njësohemi nëpërmjet veprimeve. Ajo që Kosova e kaloi shekullin e fundit, ka njëlloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë e shkaktuar nga trauma e ndërrimit të simboleve që është pasuar me tronditje kolektive. Pësuam një zëvendësim që nuk lejua të pyetej dhe të debatohej. Kjo është temë e dhimbshme se nuk është politikisht korrekte të diskutohet për të. Të thuash se jemi komb i lumtur të ndarë është marrëzi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, thonë nacionalist për BE, thonë diplomat. Këta të fundit janë më të suksesshëm,. Të punojmë si diplomat të flasim si patriot. Integrimi tonë, në Sa më mirë horizonti i marrëdhënieve tona, aq më mirë integrimi në BE. Integrimi është strategjik dhe qëllimor. Progresi në numër i marrëveshje të pasohet me cilësi në zbatimin e tyre, janë më rëndësi sa ekonomike dhe historike. Patriotizëm sot është të luftosh krimin, kourrpsioni, krimim e organizuar, median, fjalën e lirë, sistemin, gjyqësor, për të bërë qytetarët të jemi krenarë Bashkëpunimi me njëri tjetrin e kemi detyrë si dhe mbrojtejn ndaj kujtdo. Sa më të njehsuar që jemi në qëndrimin tonë, aq më të fuqishëm do të bëhemi. Jemi dy shtete të shpërqendruar. çdo e mirë e njëri shtetit mund të përcillet te shtetit tjetër çdo veprimtari mund të përcillet në vendin tjetër.
Qytetarëve duhet t’ju zgjeruar. Duhet të vrapojmë në shpejtësi dhe cilësi. Mund të prodhojmë më mirë dhe të fitojmë më shumë. Nuk ka përhumbje më të madhe se shpërndarja në linja të paqëndrueshme veprimi. Ne e kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është ekologji e tokës në det. Lidhja hekurudhor është me rëndësi ekonomike dhe gjeopolitike pasi rrit shqiptarët dhe forcon rajonin. Me fqinjët kemi të kaluar të përbashkët, por do të ndajmë dhe të ardhmen. Do të lehtësojmë procedurën e marrjes së leje-qëndrimit. Fishta ka thënë që ‘kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’. Po rrisim bashkëpunim në fushën e drejtësisë. Po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave.