Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga foltorja e Tropojës se kryeministri Edi Rama iu ka hequr vizën shqiptarëve dhe se vetëm ai mund të ndalojë përçarjen.
Berisha: Në 8 vite Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër. Në 8 vite Veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se çdo pushtues i të gjitha kohërave. Pothuajse asnjë investim. Edi Rama një armik i egër vuri dhe taksën me rrugën e Kombit. Iu vuri vizën ju, Rama i vuri taksë Veriut dhe Kosovës. Unë do të luftoj përçarjen dhe do të bëj gjithçka që të jemi të bashkuar. Në 8 vite u varfëruan qytetarët. Rama njësoj si Enver Hoxha po bën gjithçka që të vendosë Shqipërinë nën diktatin e Serbisë.