Search
Close this search box.

Albin Kurti: Edi Rama të bashkëpunojë me ne, Kosova nuk mundet pa Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar mbi zgjedhjet në Shqipëri. Teksa ka uruar Edi Ramën për fitoren e arritur, ai ka kërkuar që të shtohet bashkëveprimi mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha sektorët.

Sipas Kurtit, Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.

Gjithashtu, Kurti ka theksuar se institucionet përkatëse duhet të sqarojnë çdo paqartësi për procesin zgjedhor që askujt mos t’i preket e drejta e votës mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Ja shkrimi i plotë i tij: 

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo pàqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku, u shpreh Kurti në facebook.

Vinkmag ad

Read Previous

Nisin përplasjet/Ilir Meta reagon ndaj Taulant Ballës: Afrohu se do të ta jap ty përgjigjen bashkë me bandat e Elbasanit

Read Next

Mediat gjermane: Zgjedhje me blerje votash, Rama mund ta çojë në rrënim vendin e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular