Krijimi i Shqipërisë së Madhe? Aleksandër Vuçiç befason me deklaratën: Mua do të më varnin po të…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurti nëse ekziston mundësia e bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

I pyetur nga gazetarët nëse ka biseduar me presidentin slloven Borut Pahor se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së madhe, Vuçiç tha se Brukseli duhet të reagojë ndaj deklaratave të tilla, por deri më tani tha se nuk ka asnjë reagim.

“Deklaratat për ndryshimin e kufijve rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. E kam thënë shumë herë se kjo e thellon shqetësimin tim. Gjithçka që kemi parë vitet e fundit duhet të shqetësojë të gjithë ata që janë të interesuar për paqen. Përgjigja e vetme për rritjen e nacionalizmit është zgjerimi i BE-së. Edhe Bashkimi Evropian ka përgjegjësi t’i kushtojë shumë më tepër kohë sesa po bën. Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala,”-tha presidenti serb.

Nga ana e tij Pahor, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se mosbesimi në rajon është thelluar në vitet e fundit dhe se është habitur që Bashkimi Evropian nuk di si t’i përgjigjet kësaj situate.

“Personalisht do të bëj gjithçka për të gjetur mirëkuptim më të madh në Bruksel për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe”, thotë Pahor.

LEXO EDHE:

Vinkmag ad

Read Previous

Deputeti i PS-së ofendon kolegët: Më rr*** leshtë kush s’më njeh mua (FOTO)

Read Next

(VIDEO) Pedagogia filmohet teksa rreh burrin dhe e tërheq zvarrë/Studentët i quante “qen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular