Mesazhi i fortë i Astrit Patozit: Basha bën sikur nuk e ka mendjen që po vjen era zgjedhje! Ja çfarë po përgatit Sali Berisha

Ish-koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar situatën në PD, në një kohë kur po afrohen zgjedhjet e pjesshme lokale, pasi presidenti ka kërkuar informacion për bashkitë pa kryetarë.

Patozi shkruan se tashmë që janë të ndarë, duan të hyjnë në zgjedhje me të paktën dy kandidatë për çdo bashki.

“Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje. Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi.

Vinkmag ad

Read Previous

Fatbardh Kadilli tregon se çfarë po ndodh brenda PD: Kjo ishte një gjë e shëmtuar nga e cila më vinte turp kur e pashë…

Read Next

Përfundon hetime për vrasjen e Xhuliano Prelës në Lezhë, si i mbërtheu akuza autorin dhe bashkëpunëtorët (DETAJET)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular